Demet Ozdemir dhe Seçkin Ozdemir janë ndarë vetëm pak javë pasi lidhja u be publike në media. Ata janë shfaqur më te dashuruar se kurrë ditët e fundit, por nuk e kanë shmangur dot ndarjen. Lajmi është konfirmuar dhe dyshja kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Por fansat kanë nisur menjëherë supozimet mbi arsyet e ndarjes. Duke qenë se Demet po luan së fundmi krah Can Yaman në serialin “Erkenci kuç”, ata kanë bërë fajtor aktorin në fjalë për ndarjen.
Por aktorja nuk ka duruar shumë dhe ka reaguar për akuzat. “Nuk ka asgjë të vërtetë. Jemi vetëm miq. Nuk e kam tradhëtuar Seçkin. Ne e provuam shumë të ishim më shumë se miq, por nuk ndodhi”,– tregoi aktorja Demet Ozdemir.
Dy aktorët kanë deklaruar se marrëdhënia e tyre nuk ka kthim pas